Edhe LDK preket nga Specialja, asamblisti i saj intervistohet si i dyshuar në Hagë

Asamblist i LDK-së në Suharekë – Bashkim Ndrecaj, e ka përfunduar sot intervistimin nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Ndrecaj ftesën për t’u paraqitur në Hagë e kishte marrë në mars të këtij viti, teksa gjatë ditës së djeshme ishte paraqitur para zyrave të Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Pas u intervistua, ai ka folur për lajmi.net, teksa ka treguar se në pyetje është marrë në cilësinë e të dyshuarit dhe është mbrojtur në heshtje.

“Sot e kam përfunduar intervistimin në Hagë. Ka qenë në cilësinë e të dyshuarit dhe jam mbrojtur në heshtje”, ka thënë Ndrecaj.

Ndryshe, Ndrecaj është edhe bashkëluftëtar i Remzi Shalës, i cili kohë më parë ishte arratisur pas ftesës që i kishte ardhur nga Specialja.