Edhe kjo ndodh në institucionet e Kosovës: Kolegia ngacmon kolegen

Rastet e ngacmimeve nuk janë të rralla as në institucionet publike në Kosovë

Një ngjarje e tillë, Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, se ka ndodhur pikërisht në këtë institucion.

Sipas këtyre burimeve një administratore e Prokurorisë Themelore në Prishtinë e ka denoncuar një rast të ngacmimit në Policinë e Kosovës.

E njëjta ka deklaruar se është ngacmuar përmes emailave dhe mesazheve nga një zyrtare tjetër e kësaj Prokurorie.

Siç merr vesh Sinjali ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e mëngjesit, të ditës së djeshme.

Rasti në Polici është iniciuar si “ngacmim”.