Edhe KFOR-i të gatshëm të “reagojnë” në ditën e zgjedhjeve

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Franco Federici, u takua me ushtarë nga ekipi i Monitorimit të Ndërlidhjes (LMT), K-21 në Ferizaj. 

Ata diskutuan për gjendjen e sigurisë në terren dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Gjatë Ditës së Zgjedhjeve, KFOR-i në pajtim me vlerësimin e sigurisë do të funksionojë fuqishëm, me kujdes dhe paanshmëri, si reagim i 3-të pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, në përputhje me mandatin e saj aktual, që rrjedh nga UNSCR 1244.

Zgjedhjet mbahen me 14 shkurt.