Edhe këtë vikend knolona të gjata në Vërmicë, kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar

Në pikën kufitare të Vërmicës janë krijuar kolona të gjata.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në dalje të Kosovës janë krijuar kolona deri në 70 metra.

Si duket kosovarë ia kanë mësyrë edhe këtë vikend pushimeve në Shqipëri.

Kujtojmë se vetëm në fillim të muajit qershor në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan mbi 30 mijë pushues nga Kosova që iu drejtuan bregdetit shqiptar.

Edhe pse është vitit i dytë i pandemisë qytetarët nga Kosova shihen si shpëtim i turizmit në Shqipëri.