Edhe këtë herë, OSBE me rol këshillëdhënës ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që roli i OSBE-së në ditën e zgjedhjeve të jetë këshillëdhënës, ashtu siç ishte edhe më herët, ndërsa nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja për misionin vëzhgues të BE-së.

Në mbledhjen e mbajtur sot, anëtarët e KQZ-së mbështetën rolin e OSBE-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u shpreh se kanë kontaktuar me misionin e OSBE-së dhe se ata janë të gatshëm të japin mbështetjen e tyre në të njëjtin format sikurse në zgjedhjet e kaluara. Ajo bëri të ditur se nesër do të nënshkruhet edhe marrëveshja me Komisionin Vëzhgues të BE-së, i cili do të fillojë të vijë këtë të mërkurë.

Kryetari i Këshillit për Buxhet dhe Financa Ilir Gashi, bëri të ditur se këtë vit, do të jenë 895 qendra votimi, 4 më pak nga zgjedhjet e fundit.

loading…