Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar edhe për katër pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Tashmë janë pesë gjithsej që ia kanë dal të shërohen nga Covid-19.

“Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19. Faleminderit stafit të mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anembanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme. T’i ndihmojmë edhe ne në këtë betejë. Qëndroni në shtëpi. Ndiqni rekomandimet e MSH dhe IKSHP. Bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Vitia në Facebook.