Pas Prishtinës, edhe Kamenica ka vendosur të jap shujta ditore për nxënësit e shkollave fillore në këtë komunë.
Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka njoftuar sot, se këto shujta do të jenë lehtësim i vogël, por shumë i rëndësishëm për prindërit si dhe një hap drejt barazisë ekonomike e sociale tek fëmijët.
“Jam shumë i lumtur që sot u finalizua marrëveshja për furnizimin dhe shpërndarjen e shujtave për nxënësit e Komunës së Kamenicës. Këto shujta do të jenë lehtësim i vogël, por shumë i rëndësishëm për prindërit si dhe një hap drejt barazisë ekonomike e sociale tek fëmijët.
Edhe një premtim i realizuar qysh në vitin e parë të qeverisjes” ka shkruar Kastrati në rrjetin social facebook, shkruan GazetaBlic.








