Edhe IKSHPK kundër tubimit të Mozzik: Jo tubime! Virusi vret!

Organizmi i tubimeve masive në disa qytete të Kosovës, në pritje të këngëtarit Gramos Aliut i njohur si Mozzik, është komentuar shumë në opinionin publik, teksa edhe IKSHPK ka apeluar të mos lejohen më të njëjtat.

Në një postim në rrjetin social Facebook, IKSHPK ka publikuar pamje nga ky tubim duke thënë se mos të bëhen më të tilla pasi virusi po vret.

“Jo tubime! Virusi vret!”, thuhet në postimin e Institutit.