Futbollisti

Edhe Granit Xhaka poston për Ushtrinë e Kosovës

Pas miratimit të pakos së ligjeve që e bën Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe transferimin e FSK-së në Ushtri, edhe mesfushori kosovar i Arsenalit Granit Xhaka ka postuar në Instagram lidhur me ndodhinë e ditës.

Xhaka ka postuar një foto në Instastory të Instagramit të tij zyrtar ku ka mbishkrimin “Urime”, dhe një flamur të Kosovës.

Në foto është një ushtar kosovar me veshje ushtarake.