Edhe Gjermania kërkon përgjegjësi insititucionale për dëbimin e gylenistëve nga Kosova

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë i ka dhënë mbështetje deklaratës së lëshuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me dëbimin nga Kosova të gjashtë shtetasve turq, vitin e kaluar.

Ambasada e SHBA, përmes një deklarate, ka shprehur pakënaqësinë e saj rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të kërkojnë përgjegjësi të plotë nga kushdo që e shkel ligjin dhe i kujtoi liderët e Kosovës se “institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit të tyre kushtetues”

Nga ambasada amerikane thonë se gjetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar, që janë 31 shkelje nga institucionet e Kosovës lidhur me këtë rast, ngrenë shqetësime rreth mashtrimit nga ana, në këtë rast të AKI-së, dhe manipulimit politik.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, në shenjë mbështetjeje, ka shpërndarë deklaratën e Britanisë rreth qortimit amerikan, në llogarinë e tij në Twitter, të cilën e ka shoqëruar me një deklaratë të veten.

“Sundimi i ligjit është kyç: Prandaj, një komisioni parlamentar gjithashtu duhet t’i mundësohet t’i paraqesë gjetjet e tij”, ka shkruar Christian Heldt.