Berlin

Edhe gjermanët vjedhin…salsiçe?!

Një hajdut arriti të grabiste qindra salsiçe me vlerë më shumë se 1 000 euro në një treg Krishtlindjesh në qytetin e vogël gjerman të Bietigheim-Bissingenit, theksoi sot një zëdhënëse e policisë,

”Vjedhja është zbuluar herët të dielën, kur u evidentuan se mungonin tetë shporta të mëdha që përmbanin salsiçe me vlerë rreth 1 000 euro”, deklaroi zëdhënësja.

“Ne shpresojmë që dikush të ketë parë diçka”, shtoi ajo.