Edhe Genoa interesohet për shërbimet e Valon Berishës

Valon Berisha do të jetë një emër i ‘nxehtë’ në afatin kalimtar të janarit në Serie A.

Mesfushori i Kosovës është përfolur prej kohësh për një largim nga Lazio, arsyeja e pak minutave të dhëna nga trajneri Simone Inzaghi.

Janë Spal dhe Hellas Verona që raportohej se po kërkonin lojtarin që la Norvegjinë për t’iu bashkuar Kosovës.

Por, sot shtypi italian shkruan se Genoa, është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për Berishën.

Genoa po kërkon Berishën në formulën e huazimit.

Gjetja e një skuadre të re për Berishën ku do të kishte më shumë minuta, do të ishte një lajm i mirë edhe për Kosovën, që në mars zhvillon dy ndeshje të rëndësishme kualifikuese për EURO 2020.