Granit Bllaca, familjar i heroit Ramë Bllaca i ka reguar kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit e përmendi emrin e Ramë Bllacës gjatë një tubimi elektoral në Suharekë, para disa ditësh.

Bllaca ia kujtoi Kurtit se nuk bëri asgjë për renovimin e Kullës së Ramë Bllacës, e as nuk pranoi të takohej me familjarët.

“Te faleminderit kryeminister, qe per 4 vite e vizitove disa here Kullen e Rame Bllaces dhe arrite ta perfundosh me perpikeri projektin per renovimin e saj dhe tani me krenari ia permend edhe emrin ne fushate.”

Mbase ky do te duhej te ishte postimi normal. Por, edhe pas 4 viteve pushtet e pas sa kerkesave e shkresave zyrtare nuk arriten as te realizonin renovim, as vizite e as takim” – ka shkruar fillimisht ai.

Ai shkon edhe më tej, duke pretenduar se Kurti ka përgatitur dosje kundër tij.

“Sidoqofte, vizite Kulles mund t’i beni pas zgjedhjeve, se edhe ashtu mendoj qe do te keni kohe me shume!

E, kur ti te vish, mos harro, merri me vete edhe dosjet e pergatitura dikur kunder meje.

Mirupafshim ne Bllace!”, ka shkruar Granit Bllaca në Facebook.