Edhe familja e Prince-it nuk do që Trumpi t’i përdorë këngët e pop yllit

Familja e yllit të ndjerë të muzikës pop, Prince, ka kërkuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që të mos përdorë më muzikën e këngëtarit në tubimet e tij, siç ka ndodhur në disa raste.

“Trashëgimtarët e Prince nuk kanë dhënë leje që presidenti Trump ose Shtëpia e Bardhë të përdorë këngët e tij dhe i kërkoi që menjëherë të ndalojë çdo përdorim”, shkruan në Twitter, Omarr Baker, gjysmë-vëllai i Prince, Rogers Nelson, transmeton Ksp.

Ekipi i presidentit amerikan, sipas mediave amerikane, në disa raste ka lëshuar në mënyrë të përsëritur hitin e madh të këngëtarit – Purple Rain.

Prince është një tjetër në një listën e gjatë të artistëve, trashëgimtarët e të cilëve, ose vetë, i kërkuan Trumpit që të mos e përdorte muzikën e tyre në tubimet e veta.

Pjesa më e madhe e kësaj është kërkuar gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. Rolling Stones, Adele, Neil Young, R.E.M., Aerosmith dhe Queen, si dhe trashëgimtarët e George Harrison, dënuan përdorimin e veprave të tyre në tubimet e republikanëve.

Familja e të ndjerit Luciano Pavarotti, njëri nga tenorët më të mëdhenj modern, kritikoi përdorimin e incizimit “Nessun Dorma”, aria e famshme nga Turandota e Puccini.

Zyrtarët amerikanë mund të marrin licenca për të drejtën e autorit nga kompanitë nëse këtë e lejojnë shprehimisht këngëtarët.

Mick Jagger, këngëtari i grupit Rolling Stones, tha se pavarësisht nga kërkesat e tij, organizatorët e Trump “lëshuan atë që deshën”.