Hysamedin Feraj

Edhe Facebook ‘kundër’ këshilltarit të Kurtit: Feraj ankohet që s’po ka ‘reach’

Hysamedin Feraj këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti, është ankuar edhe ndaj Facebook-ut pasi nuk po i jep hapësirë shkrimeve të tij.

Feraj ka thënë se Facebook-u i ka vendosur shkrimet e tij në hije.

E për këtë gjë, ai ka dalur me një njoftim për fansat e tij ku ka kërkuar nga ta që të futen direkt në profilin e tij për t’i parë shkrimet.

Kujotjmë se Feraj shpeshherë ka përdorur gjuhë ofenduese e linçuese ndaj mediave dhe gazetarëve.

Gjuha e papërshtatshme e tij ishte dënuar nga shoqatat e gazetarëve ndërkombëtare, por edhe ato vendore.

Shkrimi i tij:

Shënim i kotë?

Të dashur miq të fb!

Ka pak muaj që fb i ka vendosur në hije (“shadoë mode”)* shkrimet e mi, prandaj shumë prej jush që më keni ndjekur vazhdimish nuk ju shfaqen gjithnjë, ndërsa të tjerëve po.

Prandaj, për ju edhe ky shënim mund të jetë i kotë.

  • FB i vendos në hije shkrimet edhe kur merr shumë ankesa nga kundërshtarët e mendimit (tim), por që as nuk mund të dëshmojnë se bie ndesh rregullave të fb, as nuk mund t’i hedhin poshtë me mend. Prandaj, meqë ndjehen të pazottë me mendu zgjedhin rrugën e fshehjes së kësaj pazotësi nga publiku (të cilën, me sa duket, mendojnë se ia nxjerrin në pah shënimet e mi).

Gjithsesi nuk shkruaj shpesh, dhe shkrimet e mi mund t’i gjeni duke hyrë në llogarinë time.

Faleminderit!

VIDEO BONUS: Gjendja e shtratit të lumit Erenik në Gjakovë