Edhe EULEX-i e mohon se ka intervistuar Sylejman Selimin

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka mohuar se ka intervistuar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi.

Kështu tha EULEX-i në një përgjigje për Paparacin, pas raportimeve se gjatë ditës së sotme është intervistuar Selimi.

Madje, një zëdhënës i EULEX-it tregoi se ky mision nuk ka mandat për ta intervistuar ndonjë person.

“Jo, EULEX-i nuk e ka intervistuar personin të cilin e keni përmendur në emailin tuaj. Misioni nuk ka mandat për ta intervistuar ndonjë person”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Edhe vetë Selimi ka mohuar sot se është intervistuar nga EULEX-i.

Edhe Selimi ka mohuar se është marrë në pyetje nga misioni i EULEX-it në Kosovë. Kësisoj, ai i quajti të pavërteta shkrimet nëpër media mbi këtë temë.

“Shkrimet në media se jam intervistuar nga EULEX-i nuk janë të vërteta”, tha ai të mërkurën për Paparacin.