Edhe ekspertët e përgënjeshtrojnë Sveçlën: Thaçi nuk shkeli protokollin shtetëror

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi para dy ditësh pa paralajmërim shkoi në Shqipëri dhe brenda një periudhe të shkurt u kthye në Kosovë. Por shkuarja e tij po vlerësohet nga njohësit e sigurisë si shkelje e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për kalimin e kufirit në këtë kohë pandemie. Por jo edhe shkelje të protokollit të shtetit.

Nuredin Ibishi thotë se pas kësaj vizite edhe presidenti Hashim Thaçi, por edhe deputeti Behgjet Pacolli duhet të hyjnë në karantinë pasi që vendimi i MSh-së nuk e privilegjon askënd.

“Për shkak të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë askush nuk është i privilegjuar të gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga jashtë duhet t’i nënshtrohen karantinimit dy javor dhe askush nuk është i privilegjuar….Pra në këtë rast vizita e presidentit kur dikush vjen nga jashtë është e përshkruar në vendimin e Ministrisë çështja e karantinimit të obligueshëm pra dy javorë pa marr parasysh arsyet e ardhjes…05’41Edhe Pacolli duhet t’i nënshtrohet regjimit të njëjtë sa i përket pjesëmarrjes në Kuvend ajo është e rregulluar edhe me rregullore të Kuvendit se ai mundet edhe nga karantinimi gjegjësisht nga Qendra e Studentëve ku është karantina të vijë në seancë të Kuvendit”, tha Ibishi.

Djeushtruesi i detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ngriti dyshime se Thaçi ka shkuar në Tiranë, për ta marrë kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i cili ateroi në Aeroportin e Tiranës pas paralajmërimit se do të futet në karantinë.

Sipas Ibishit vizitat zyrtare të presidentit janë të rregulluar me Protokollin e Shtetit, por që sipas tij zyrtarët kufitarë janë të obliguar që të bëjnë identifikimin e personave që hyjnë në territorin e Kosovës.

“Çështja e rregullimit të kufirit shtetëror në kohë të pandemisë është rregulluar me vendimet edhe të ministrisë së Shëndetësisë ku është dhënë regjimi vetëm për automjetet gjegjësisht të emergjencës dhe ato vizita protokollare shtetërore në këtë rast që i adresohen vizitës së presidentit atje. Mirëpo, çështja tjetër që ka të bëjë me kalimin kufitar dihet që automjetet edhe diplomatike edhe shtetërore dhe protokollare të shtetit kalojnë nëpër sistemin VIP, mirëpo obligativisht është që të bëhet identifikimi i personave që hyjnë në territorin e Kosovës….06;42 Kjo është e rregulluar me protokollin e shtetit dhe ajo është në kuadër të saj janë të parapara të gjitha vizitat protokollare zyrtare private janë çështje tjera”, tha ai.

Njohësi i Protokollit të Shtetit, Fadil Maxhuni për KosovaPress thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka bërë asnjë shkelje me vizitën e tij në Shqipëri që e zhvilloi dy ditë më parë.

Sipas tij Protokolli i Shtetit është ai që vlerëson se a ka nevojë për përcjellje.

“Unë nuk e di kur ka dal apo si ka dal, mirëpo Presidenti meqenëse është ceremonial, kush e bënë ceremoninë e bënë protokolli i shtetit i cili meqenëse është pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, ai është në disponim të të gjithëve dhe presidenti kur ka nevojë presidenti, sepse protokolli nuk ia cakton rregullat presidentit, por presidenti e cakton agjendën e vetë dhe rregullat kur ka me shkua dhe si ka me shkua. Ndërsa, çështja e sigurisë protokolli e vlerëson a ka nevojë për Polici, për përcjellje a ka nevojë për ceremonial ushtarak…Absolutisht presidenti nuk ka bërë shkelje sepse është njeriu i parë ceremonial në Kosovë dhe ai kur ka nevojë protokolli duhet me qenë në disponim të tij”, tha ai.