Edhe dy raste me COVID-19 në Ulqin

Edhe dy raste me COVID-19 janë konfirmuar në Ulqin, është bërë e ditur të hënën. Në fakt në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë konfirmuar pesë raste të reja, nga dy në Ulqin e në Rozhajë dhe një në Tivar.

“Katër janë kontakte të mëhershme të rasteve pozitive, ndërsa për burimin e infeksionit te një i infektuar po gjurmohet ende”, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë testuar 168 mostra.

Aktualisht në Mal të Zi janë 43 raste aktive. Në Ulqin janë tri raste.