Edhe dëshmitari i radhës në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve dëshmon në seancë të mbyllur

Edhe dëshmitari i radhës në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka nisur dëshminë e tij në seancë të mbyllur për publikun.

Deri më tani të gjithë dëshmitarët në këtë proces kanë dhënë dëshmitë e tyre në seanca të mbyllura për publikun.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Për këto krime të pretenduara, ZPS-ja pretendon se katër pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin në dijeni ose kanë pasur arsye të jenë në dijeni.

Akuzat i kanë mohuar në tërësi Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi dhe po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.