Edhe Demo Berisha aktivizohet kundër vendosjes së taksës 100% ndaj Serbisë
Njëri nga shqiptarët e rrallë i cili përveç që nuk e pranon Republikën e Kosovës, ka qenë pjesëmarrës në luftë kundër popullit të vet, që nga koha e vendosjes së taksës ndaj Serbisë për 100 % për mallra, është aktivizuar që ta luftojë sërish Kosovën, bejnë të ditur për KosovaPress, burime nga institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës.
Këto institucione të sigurisë të Republikës së Kosovës kanë identifikuar Demo Berishën si një nga cenuesit e sovranitetit të shtetit.
Berisha i cili duket se ka lidhje të mëdha me një pjesë të shqiptarëve, kryesisht bukëpjekës që veprojnë në Serbi, veçmas në Novi-Sad ku edhe jeton, është angazhuar që të gjejë mënyra për shtrenjtimin e produkteve të grurit në Kosovë.
Sipas këtyre burimeve, Demo Berisha ia ka dalë t’i bindë edhe një sërë biznesmenësh nga Prizreni që ta rrisin çmimin e miellit.
Ky rast ka ngritur shqetësim në institucione të sigurisë të Republikës së Kosovës.
Po ashtu sipas këtyrre burimeve, organet e sigurisë së Republikës së Kosovës kanë evidentuar se Demo Berisha, në njëfarë forme edhe i ka kërcënuar disa nga bukëpjekësit në Kosovë e sidomos në komunën e Prizrenit se “do t’ua ndërpresë mundësinë e veprimt të të afërmeve të tyre që jetojnë e punojnë për njw kohë të gjatë në Serbi”.
Në mesin e atyre që ia ka dalë të vendosë kontakte dhe ka pasur efekt sabotimi e kërcënimi , janë pronarët e disa furrave në Prizren, emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë
Dihet se rajoni i Hasit dhe pjesë të tjera të komunës së Prizrenit, janë të njohur si bukëpjekës në gjithë ish-Jugosllavinë.
Kontaktet e Demo Berishës me qytetarët e Kosovës janë kryesisht me komunitetin e tërbeshëve dhe goranëve në komunën e Prizrenit. Berisha ka prejardhje nga komuna e Pejës.