Numri i vdekjeve të koronavirusit në Britani është rritur sot me 40, duke shënuar rritjen  më të madhe ditore, duke regjistruar 177 jetë të humbur deri tani nga infeksioni vrasës.  

Autoritetet shëndetësore angleze njoftoi se 39 pacientë të tjerë kishin vdekur, me viktimën më të vjetër që ishte një 99-vjeçare. Uellsi gjithashtu regjistroi edhe një fatalitet tjetër gjatë ditës së sotme.  

Tetëmbëdhjetë nga vdekjet u regjistruan në Londër, qendra e shpërthimit të përshkallëzuar të Britanisë. 

Anglia ende nuk ka raportuar numrin e saj të rasteve të reja me infeksion, por qindra raste të tjera priten. Rreth 3,355 pacientë janë goditur tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.  

Por, madhësia e vërtetë e shpërthimit të Britanisë aktualisht po maskohet sepse autoritetet kanë vendosur të testojnë vetëm pacientët në spital.  

Zyrtarët kanë frikë se deri në 180,000 njerëz mund të kenë kapur virusin.