Edhe Blerim Destani feston sot ditëlindjen

Blerim Destani sot feston ditëlindjen e tij të 38-të.

Aktori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare është ndër meshkujt më të pëlqyer shqiptar.

Me anë të një fotografie kur ka qenë i vogël, Blerimi tregon se sot feston ditëlindjen teksa falënderon të gjithë ata që e uruan.

“I numëroj vitet prej dashurisë së familjes, shoqërisë momente e buzëqeshjeve, faleminderit për urimet e ditëlindjen, të gjitha të mirat për juve”, ka shkruar Blerimi në Instagram.

Kujtojmë që pasionin për aktrimin e zbuloi qysh i vogël ndërkaq në moshën 14 vjeçare iu dha roli i parë filmik në filmin “Atje ku nuk lind dielli”.

E famën më të madhe e arriti me projektet filmike “Koha e Kometës” dhe “Dosja K”.