Këngëtarja

Edhe Beyoncé këndon në dasma (Video)

Beyoncé, Arianna Huffington dhe Hillary Clinton mbërritën në shtetin indian të Rajasthan për të festuar dasmën e vajzës së njeriut më të pasur në Indi.

Ambani, 27 vjeçe, është e bija e Mukesh Ambani, drejtuesi i Reliance Industries, burri më i pasur në Indi, sipas Forbes. Të mërkurën, ajo do të martohet me Piramal, 33 vjeç. Festa nisi fundjavën e shkuar, me gosti, vallëzime, këngë, e rituale të tjera tradicionale. Ambani u diplomua në Yale në vitin 2014 dhe që atëherë shërben në bordin e drejtorëve të dy kompanive që zotëron Reliance Industries.

Familja Clinton dhe familja Ambanis bashkëpunojnë prej më shumë se 18 vitesh dhe janë takuar disa herë, në Indi dhe tjetërkund në botë.

Javën e kaluar, Isha ishte shoqëruese e nuses në dasmen e aktores Priyanka Chopra me këngëtarin amerikan Nick Jonas.

Sipas raporteve në media, të ftuarit kanë mbërritur me 100 fluturime të ndryshme Charter. Blogere të famshëm, gazetare e revistat e stilit të jetesës kanë qenë të angazhuar duke klikuar instagramin për të ndjekur hap pas hapi festimet.

Beyonce u ngjit në skenë të dielën për të ashtuquajturën Sangeet, një mbrëmje muzike dhe valle, e cila zakonisht i paraprin dasmës. Tarifa e saj nuk është bërë publike, por ka të ngjarë të mos ketë qenë një problem për Ambanis. Mukesh Ambani, drejtues i Reliance Industries, që ka një pasuri personale prej rreth 47 miliardë dollarësh.

Të ftuarit kanë shkarkuar një aplikacion i cili i orienton për sa i përket aktiviteteve të organizuara, ndër të cilët është dhe në koncert privat nga Beyonce. Për t’iu përgjigjur titullit: shumë, shumë, shumë e pasur.