Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka është përfshirë në debatin rreth deklarimit të ambasadorit zviceran në Kosovë Jean-Hubert Lebert, i cili tha para dy ditësh në Skenderaj se “Ne po ju ndihmojmë me ujesjellës, ju po paguani veteran fallc”.

“Ambasadori zviceran ka thanë një të vërtetë të madhe Ambasadori zviceran, Lebet, e tha nje te vertetë të madhe në Skenderaj të Drenicës. “Ne po ju ndihmojmë me ujesjellës, ju po paguani veteran fallc”! Çka ka këtu për të reaguar?! Po edhe bebat në djep e dine këtë të vërtetë”, ka thënë Zeka.

Deklarata e zviceranit u komentua mbrëmë nga ministri Pal Lekaj i cili tha se po të ishte në dorën e tij ai do të kërkonte largimin e ambasadorit. Mirëpo, kjo deklaratë e Lekajt bëri që të kishte sot shumë reagime, gjë që bëri që ministri ta pres në zyrën e tij ambasadorin Lebet.

Lekaj pas takimit tha se deklarata e tij ishte keqinterpretuar, sepse miqësia kosovaro-zviceranë është e përhershme. /Ballkani.info/