Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Osmani për këtë të enjte lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa.

“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim.”

Deri tani, përgjigje pozitive kanë dhënë edhe PDK e AAK. Vetëvendosje ende është deklaruar.