Edhe Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit, i tregon dhe dosjen se ku janë dokumentet e dialogut

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në Facebook, i ka bërë me dije kryeministrit Albin Kurti, se ai posedon dokumentet që kanë të bëjnë me dialogun e të cilat i janë dorëzuar në ditën kur Kurti ka pranuar detyrën nga ish kryeministri Avdullah Hoti.

“Kryeministër,

Të bësh politikë është një gjë. Të bësh viktimën kur s’je i tillë është e panevojshme – është dobësi.

Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim”, ka shkurar Abdixhiku.

Ai tutje ka thënë se se edhe nëse këto dokumentet nuk do të dinte ku t’i kërkonte zyrat e LDK-së nuk janë larg dhe ndihma do gt’i ishte ofruar menjëherë.

“Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish.

Nëse të janë dashur informata shtesë nga njerëzit e mi në LDK, jemi pesë minuta larg në Prishtinë. S’jemi të huaj kur është në pyetje vendi. E duam barabartë të gjithë.

Ke mundur ta bësh secilin hap ndryshe përveç ankimit para miqve jashtë. Trego përgjegjësi. S’je më opozitë. Tani je Kryeministër. Udhëheq si i tillë”. Ka shkuar Abdixhiku.