Edhe 4 zyrtarë të helmuar shtrihen në QKUK

Edhe katër zyrtarë të KQZ-së kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, nga gjithsej 26 persona sa u tha se janë heklmuar sot rreth orës 11:00, derisa po verifikonin votat e ardhura nga Serbia.

Deri tani 13 persona janë dërguar për trajtim në QKUK, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar mjekja familjare në QKUK, Shqipe Shkodra.

“Deri tash kemi pranuar diku 13 pacientë nga ky rast. Vërejta disa shenja në lëkurë; njëra më tha kam marramendje, tjetra tha se kam mundim”.

“Ende nuk dihet saktësisht pa konstatimin e infektologut. Pacientët ndodhet jashtë rrezikut për jetë. E morën një udhëzim nga unë dhe shkuan vet në Emergjencë”.

“Se a kemi të bëjmë me helmim nuk e di, por kemi të bëjmë një lloj të lehtë të alergjisë. Duhet të përcillet mbarëvajtja për t’u verifikuar kjo çështje”.

loading…