Edhe 26 raste janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndërkaq sot kanë vdekur dy persona të infektuar me koronavirus në Kosovë, duke çuar kështu në 11 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në Kosovë.







