Një film i fuqishëm me shumë aktorë të famshëm, shumëkush e konsideron si një nga më emocionuesit që kanë parë ndonjëherë

“The Boy In The Striped Pyjamas” u publikua në vitin 2008 dhe popullariteti i tij vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Filmi bazohet në librin e vitit 2006 me të njëjtin emër nga John Boyne, dhe tregon historinë e një djali të quajtur Bruno (rol i luajtur nga Asa Butterfield) i cili miqësohet me një djalë të moshës së tij në një kamp përqendrimi.

Foto: Alamy

Duke mos ditur se çfarë është në të vërtetë kampi, Bruno beson se uniformat që njerëzit në kamp veshin janë në fakt pizhame.

David Thewlis luan babanë e Brunos, Ralf, një oficer SS, i cili e zhvendos familjen për të jetuar pranë një kampi në Poloninë e pushtuar rurale pasi ai gradohet.

Ndërsa Bruno dhe djali Shmuel afrohen më shumë, kjo shkakton një sërë ngjarjesh tragjike me pasoja të qëndrueshme.