Ed Sheeran pranon se u përball me bulizmin në fëmijëri

Ed Sheeran ka pranuar se ishte përqeshur për ngjyrën e flokëve.

Ed Sheeran ka zbuluar se ai ishte ngacmuar nga shokët e klasës për “pamjen” e tij të çuditshme, shkruan Business Standard.

Këngëtari 28-vjeç tha se jeta në shkollë kishte qenë e vështirë për të, pasi gjithmonë është ngacmuar për faktin e të qenit ‘ndryshe’.

“E urreja shkollën fillore me një pasion, qaja çdo ditë, unë jam kuqalosh kështu që unë u mërzita menjëherë që nga dita kur fillova shkollën – djalosh me flokë ngjyrë portokalli, mbaja syze të mëdha … pak i çuditshëm”, tha ai.

“Nuk kam pasur kurrë fat me femrat sepse kam qenë i çuditshëm”, deklaroi Sheeran në një intervistë me DJ Nihal dhe reperin Dave.

Krijuesi i hitti “Shpe of You” tha se gjërat ndryshuan për të mirë kur filloi të merrej me muzikë në shkollën e mesme.

“Unë shkova në shkollë të mesme, fillova të luaja kitarë dhe u bëra pjesë e një grupi, muzika është një nga ato gjëra që mund të ju japin besim, ju jeni papritmas si ‘wow, unë në fakt mund të bëj diçka të mirë.’ Para se të merrja kitarën në dorë unë nuk bëra asgjë”, shtoi këngëtari.