Ed Sheeran nuk pranon pagën e Qeverisë për punëtorët, siç bëri Victoria Beckham

Ed Sheeran nuk pranon ta paguajë stafin e tij Qeveria, pas reagimeve për lirimin e Victoria Beckham nga kjo skemë për 30 punëroët e saj.

Ed Sheeran nuk do të përdorë ndihmën e shtetit për asnjë nga dhjetë punëtorët e stafit të tij në lokalin e tij në Notting Hill, në kontrast tme Victoria Beckham e cila është kritikuar për kërkimin e parave të shtetit për të paguar ekipin e saj të modës prej 30 punëtorësh.

Ylli me qendër në Suffolk, 29 vjeç, i cili ka pasuri në një vlerë prej 170 milionë funtash, do të përdorë pasurinë e tij personale për të paguar punëtorët e tij të lokalit Bertie Blossoms në perëndim të Londrës, i cili thuhet se do të merrte emrin e gruas së tij Cherry Seaborn, 27 vjeç.

Lokali u detyrua të mbyllet në mars për shkak të izolimit nga koronavirusi, por duket se punëtorët në lokalin e tij dhe kuzhinë po paguhen nga këngëtari edhe duke qenë në shtëpi.

Një zëdhënës i Sheeran ka konfirmuar se ai nuk do t’i kërkojë thesarit të shtetit të paguajë deri në 80 përqind të pagave të tyre, deri në një prag prej 2.500 funta në muaj.

Megjithatë Victoria Beckham, e cila me burrin e saj David kanë pasuri 355 milionë funta, ka ndezur debat duke kërkuar ndihmën e taksapaguesve për të paguar 30 anëtarët e stafit të saj  në të modës gjatë krizës së koronavirusit.

Një zëdhënës për Ed i tha The Sun: ‘Biznesi, në pronësi të Ed Sheeran dhe Stuart Camp, nuk është dhe nuk do të ketë, qasje në çdo skemë qeveritare të çfarëdo lloji, duke përfshirë leshimin, grante, hua dhe kështu me radhë.’

Krijuesi i hitit “A Team” hapi dyert për Bertie Blossoms në shtator të 2019-ës.