Ed Sheeran lanson album me bashkëpunime

Albumi i ardhshëm i Ed Sheeran do të përbëhet vetëm nga bashkëpunimet.

Ylli i hitit “The Shape of You” njoftoi të enjten se albumi i tij i ri, No.6 Collaborations Project, do të publikohet më 12 korrik dhe do të shërbejë si një vazhdim i projektit të tij EP nga viti 2011, No.5 Collaborations Project.

“Para se të nënshkruaja në vitin 2012, e bëra një EP të titulluar No.5 Collaborations Project. Që atëherë, gjithmonë doja ta bëja një tjetër, kështu që e fillova No. 6 në laptopin tim kur isha në turne vitin e kaluar”, shpjegoi ai në tekstin e postuar në Instagram së bashku me kopertinën e albumit të ri. “Jam adhurues i madh i të gjithë artistëve me të cilët kam bashkëpunuar dhe ka qenë shumë argëtuese. No.6 Collaborations Project do të dalë gjithandej më 12 korrik. Ai është në dispozicion për para-porositje nga mesnata sonte (koha lokale) dhe kënga ime me @chancetherapper dhe @pnbrock do të dalë gjithandej në të njëjtën kohë.”

Këngëtari britanik gjithashtu e publikoi listën e këngëve, por emrat e bashkëpunëtorëve të tij nuk janë shfaqur kështu që ata mbeten befasi, me përjashtim të këngëve që tashmë janë paralajmëruar ose publikuar, si “I Don’t Care” me Justin Bieber dhe “Cross Me” me Chance the Rapper dhe yllin e hip-hopit amerikan PnB Rock.

Titujt për 15 këngët përfshijnë Take Me Back to London, Remember the Name, I Don’t Want Your Money, dhe Way to Break My Heart.