Prishtinë

Ecja ndërgjegjësuese kundër kancerit të gjirit

Në Prishtinë sot është duke u zhvilluar marshimi tradicional “Ecja simbolike kundër kancerit të gjirit”, në kuadër të muajit të luftimit të kancerit në gji, siç edhe njihet muaji tetor.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë shumë personalitete të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Aty u tha se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje është shpëtimi i jetës dhe suksesi i çdo gruaje.

Muaji tetor i përkushtohet ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit në të gjithë botën. Ndërsa në Kosovë, ky është viti i 11 që organizohet ecja solidarizuese, që tani më është bërë traditë.