Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar sot lidhur me vendimin e publikuar sot nga RTK për përzgjedhjen e kandidatit për drejtor Ngadhënjim Kastrati, dhe për këtë ka paralajmëruar se do të thërrasë në raportim bordin përkatës të RTK-së.

Në një konferencë për media, deputeti i LDK-s, njëherësh anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Arban Abrashi ka shprehur shqetësimet e subjektit të tij lidhur me përzgjedhjen e Kastratit në krye të RTK-së.Ai tha se Bordi i RTK-së duhet të raportojë para Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, e më pas si subjekt politik do të dalin me masat tjera.

Ndryshe, lidhur me përzgjedhjen e Ngadhnjim Kastratit si drejtor të RTK-së, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i këtij subjekti, Valon Ramadani ka shkruar sot se vendimi i publikuar nga RTK-ja për përzgjedhjen e kandidatit për drejtor Ngadhnjim Kastrati, është i paligjshëm dhe i pavlefshëm