Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në vazhdën e aktiviteteve me debatet publike, sot shpalosi buxheti dhe investimet kapitale të vitit 2019, në bashkëpunim me grupin joformal të gruas, zyrtaren për barazi gjinore, nënkryetarin për komunitete, përfaqësuese tjera dhe grupin punues për strategji, në tryezën e organizuar nga USAID.

Nga ana tjetër pranoi edhe kërkesat dhe projekt-idetë e të pranishmëve, të cilat ishin të rëndësishme për shoqërinë, njofton Zyra për Informim e Komunës së Obiliqit.