Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka përkujtuar heroin e kombit Agim Ramadani në datën e lindjes së tij, duke theksuar se në historinë shqiptare, jeta dhe vepra e tij mbeten të pavdekshme.

“Agim heroi im, sot po shënon 3 maji, data e ditëlindjes tënde, por sot e 21 vite Ne po e shënojmë atë në mungesën tënde, vetëm fizikisht… sepse në historinë e Kombit shqiptar, jeta dhe vepra jote është e pavdekshme! Pusho i qetë miku im Agim, sepse heronjtë si ti kanë vetëm ditëlindje! Lavdi jetës dhe veprës sate! I përjetshëm kujtimi për ty”, ka shkruar kryetari Gashi në një status në Facebook.