Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Bashkimi Evropian nuk ka arritur të realizojë ende premtimin e vet për t’i dhënë popullit të Kosovës liberalizimin e vizave.

Osmani gjatë mbajtjes së punimeve online të Sesionit Plenar të SEECP, e cila ishte nën udhëheqjen e saj tha se BE duhet të mbajë premtimin, pasi 2 milionë kosovarë kanë mbetur larg nga pjesa tjetër e Evropës.

Osmani tha se roli i kuvendit parlamentar të SEECP është shumë i rëndësishëm në kontributin për stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës Juglindore.

“Për të gjithë përparimin e bërë, megjithatë Bashkimi Evropian nuk ka arritur të realizojë premtimin e vet për t’i dhënë popullit të Kosovës liberalizimin e vizave të vonuara. Akoma deri më sot pavarësisht nga të gjitha përpjekjet tona dhe arritjet e njohura, 2 milion kosovarë, një nga popujt më pro evropianë, kanë mbetur larg nga pjesa tjetër e Evropës. Sigurisht, më lejoni të përfundoj duke përsëritur thirrjen tonë, jo vetëm thirrjen e institucioneve por thirrjen e të gjithë njerëzve të Kosovës që Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e tij për liberalizimin e vizave për popullin e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.