Një femër e paraburgosur në Qendrën Korrektuese në Lipjan dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Këtë lajm e ka bërë të ditur KMDLNj, e cila ka thënë se viktima është vendosur aty para një jave.
“Sipas informatave të KMDLNj dyshohet se e paraburgosura D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave. KMDLNj është duke kërkuar informata për shkaqet e vetëvrasjes së D.R. dhe kërkon hetime nga autoritetet përgjegjëse për këtë rast”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.







