Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim zëvendësshefin e misionit vëzhgues të BE-së, Marian Gabriel.
Veseli tha se diskutuan përgjithësisht për procesin zgjedhor si për mbarëvajtjen ashtu dhe për sfidat që e kanë përcjellë.
“Presim përfundimin sa më të shpejtë të këtij procesi pasi që qytetarët e Kosovës duhet t’i kenë adresat për nevojat e tyre”, shkroi Veseli.







