Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është shprehur se gjithë ata që kanë kryer gjenocidin serb duhet të dënohen përmes një Tribunali ndërkombëtar, pasi siç tha gjithë ata që kanë kryer krime dihen me emër dhe mbiemër.

Për gjithë neglizhencën njëzet vjeçare, kryeparlamentari u shpreh kritik dhe ndaj faktorit ndërkombëtar.Ai gjatë mbajtjes së seancës për gjenocidin serb në Kosovë tha se mungesa e drejtësisë është plaga ma e madhe që iu është bërë viktimave të luftës në Kosovë.

Duke përmendur mos dënimin e serbëve për krimet e serbeve, Veseli u shpreh se janë të zhgënjyer me këtë dhe mos reagimin e ndërkombëtarëve për të vënë drejtësinë në vend.
Seanca për gjenocidin po vazhdon edhe në këto momente ku po diskutohet për formimin e një Tribunali ndërkombëtar për gjenocid.