Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, e ka dënuar sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.
Reagimi i Veselit:
Dënoj ashpër sulmin ndaj Deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Sllobodan Petroviq dhe shpreh solidaritetin e mbështetjen ndaj tij. Po ashtu inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin në mënyrë të plotë këtë ngjarje të rëndë e të venë para përgjegjësisë së ligjit këdo që qëndron pas saj.
Vlera si liria e mendimit, e besimit dhe e bindjeve vetjake janë në themel të shoqërisë sonë demokratike e askush nuk duhet të lejohet t’i prekë ato nëpërmjet dhunës dhe gjuhës së urrejtjes.







