Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur dhimbjen pas humbjes së jetës nga punëtori që mbeti i ngujuar nën pjesën e rrënuar të ish-hotel “Adriatiku” në Mitrovicë.
Haradinaj ka ftuar institucionet relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarët e tij.“I pikëlluar me lajmin për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Iu bëj thirrje institucioneve relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarët e tij”, shkroi Haradinaj.







