Misioni USAID në Kosovë në kuadër të aktivitetit “Qeverisja Lokale Efektive në Kosovë” ka ofruar mbështetje 12 milionë euro për 14 komuna të Kosovës, me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së transparencës së qeverisjes lokale.
Komunat përfituese nga ky projekt janë Dragashi, Graçanica, Istogu, Klina, Kllokoti, Leposaviqi, Mitrovica Veriore, Novobërda, Obiliqi, Parteshi, Ranillugi, Shtërpca, Zubin Potoku dhe Zveçani.
Drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, tha se qeverisja e mirë komunale nuk varet vetëm nga zyrtarët komunalë, por kërkoi organizimin qytetar. Ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiq, u zotua se institucioni që ajo përfaqëson do të mbështesë realizimin e këtij projekti.







