Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se marrëdhëniet me SHBA-në nuk do të jetë pre e tekeve të një politike të ngurtë, por ato duhet të jenë në fokus të vendimmarrjeve të shpejta dhe të qarta.

Këto komente ai i bëri pasi i pyet rreth qëndrimit të senatorit amerikan, David Perdue, i cili mbrëmë ka thënë se nëse nuk hiqet taksa dhe nëse nuk tregohet gatishmëri për paqe me Serbinë, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shqyrtojnë prezencën ushtarake në Kosovë.

I pari i vendit ka thënë raporti me SHBA-në nuk duhet të cenohet për një grusht votash.

“Ne duhet të marrim vendime të interesit jetik për vendin, shoqërinë që dalin përtej hapave apo lëvizjeve që mund të sjellin duartrokitje elektorale. Raporti me SHBA duhet të kultivohet dhe ësh të i përjetshëm – është raport special. Unë mendoj dhe kam besim të plotë se relacioni me SHBA nuk do të mbetet pre e inateve dhe tekeve apo aspiratave të një politike të ngurtë dhe elektorale ditore, por do të kemi një fokus të vendimmarrjeve të shpejta, të qarta të kultivimit dhe forcimit të partneritetit strategjik me SHBA. Ne të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm partneriteti strategjik, i përjetshëm, special me SHBA është i përjetshëm. Ai është vullneti qytetar i Kosovës dhe ky vullnet duhet të implementohet nga të gjithë liderët politikë të Kosovës, dhe jo që raporti me SHBA të cenohet për shkak të një grushti të votave”, theksoi Thaçi.

Ai këto komente i bëri pas takimit me delegacionin gjermano-francez, të kryesuar nga këshilltari i kancelares Angela Merkel, Jan Hecker dhe këshilltari i presidentit Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne, të cilët kanë zhvilluar takime edhe me kryeministrin Albin Kurt i dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.