Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, kompozitorët Naim Gjoshi dhe Xhevdet Gashi.
Ky dekorim sipas Thaçit është për kontributin e tyre të çmuar në kultivimin e këngës shqipe.“Me punën e tyre ata e pasuruan jetën artistike dhe kulturore të popullit tonë”, ka shkruar ai.







