Gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Tottenhamit të martën në “Camp Nou”, sigurimi i klubit katalanas u kap në kamera duke i goditur me shkopinj tifozët e Tottenhamit.
Kjo video u publikua në rrjetet sociale nga një tifoz i klubit anglez.
Ende mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar një reagim të tillë nga stafi i sigurimit, mirëpo në videot e publikuara online shihen tifozët përderisa tentonin t’i ndalonin sigurimin.
Një tifoz me emrin Alex, i cili e postoi videon, kërkoi që Tottenhami ta raportojë këtë incident në UEFA. Ai e shfrytëzoi llogarinë e tij në rrjetin social Twitter për ta bërë këtë kërkesë për klubin anglez
https://twitter.com/LxcasMoura/status/1072811490909011968?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1072811490909011968&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fsigurimi-i-barces-kapet-ne-kamere-duke-i-goditur-me-shkopinj-tifozet-e-tottenhamit-605174%2F
“Unë kam nevojë të flas për këtë problem që ndodhi gjatë ndeshjes së natës së kaluar. Është plotësisht e neveritshme sjellja e sigurimit të Barcelonës, të cilët po na godisnin pa asnjë arsye”, shkroi Alex.
“@SpursOfficial ju lutem dërgojani këtë @UEFA @Champions League, është e neveritshme”.
Kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme për Tottenhamin, pasi që barazimi me rezultat 1-1 që e arritën në këtë ndeshje ia siguroi atyre kualifikim në fazën e 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.







