Policia njofton se ka arrestuar në Prishtinë një të dyshuar pasi në vazhdimësi kishte shantazhuar një femër duke e detyruar t’i japë para.
I dyshuari kishte marr shuma të mëdha të parave nga viktima duke e shantazhuar se do t’ia publikojë fotografi diskredituese. Me vendim të prokurorit i dyshuar dërgohet në mbajtje.







