Me një orë vonesë ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të përfundohen 47 pika të papërfunduara nga seancat e mëparshme.

Votimi në lexim të dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për automjete,Shqipe Pantina nga PSD, tha se nuk do të marrin pjesë në votim dhe votojnë vetëm atëherë kur përshtatet me standardet evropiane.

Kurse, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku tha se ky ligj i plotëson të gjitha standardet evropiane.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pati kritika për Partinë Socialdemokrate.

Deputeti Muharrem Nitaj tha se me këtë ligj nuk eliminohet standardi euro 4.

Kurse, nga VV thanë se nuk do ta votojnë këtë ligj.

E propozuesi i ligjit Mergim Lushtaku kërkoi të tërhiqet projektligji për t’iu kthyer komisionit parlamentar.