Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka përsëritur se taksa e vendosur ndaj mallrave serbe, është interes nacional dhe se një vendim i tillë nuk është marrë për inati të askujt.
I pari i ekzekutivit, ka paralajmëruar se të gjitha orët e humbura, si shkak i grevës së mësimdhënësve do të kompensohen.Mes tjerash, ligji për pagat tha se do të kalojë, deri me datën 31 të këtij muaji. Duke folur për grevën e SBASHK-ut, kryeministri tha se orët e humbura do të kompensohen.
Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë homazheve tek shtatorja dhe kulla e Haxhi Zekës. Ai ka treguar edhe për investimin 1 miliardë e 300 milionë dollarë që do të bëhet në energji. Tha se infrastruktura në komunën e Pejës do të avancojë. Duke përmendur kështu autostradën Pejë-Prizren, për të cilën tha se do të jetë më e madhja. Nuk la pa përmendur edhe grevën në arsim, e cila po vazhdon përkundër ofertës së tij.
Haradinaj mes tjerash e ka quajtur të gabuar vendimin e SBASHK-ut. Tha se atyre nuk duhet të ju takojë një ide e tillë, siç tha ai. Ai gjatë ditës së sotme ka bërë vizita në disa nga bizneset ne Komunën e Pejës.







