Gjuha është identifikuar si ndër pengesat kryesore për ndërveprimin dhe përfshirjen e bashkësive të ndryshme etnike në Kosovë.

Për 30 vjetët e fundit, njerëzit nuk kanë pasur mundësi të mësojnë gjuhë tjera në shkolla, ku përqindja e qytetarëve që flasin të dy gjuhët zyrtare po zvogëlohet dhe kjo mundëson qasje me shërbime dhe informacion.

Kështu u tha sot gjatë promovimit të fjalorit online shqip-serbisht nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Ditën Evropiane të Gjuhëve.

Slavisha Mladenoviq, komisionar i gjuhëve, vlerësoi se duke parë procesin e integrimit përmes prizmit të gjuhës, Qendra për Iniciativa Sociale ka vërejtur sfida të rëndësishme, veçanërisht në mesin e rinisë.

Ai tha se në bazë të një hulumtimi të Qendrës për Iniciativa Sociale, situata është pafavorshme dhe tendencat janë pothuajse alarmante.

Zahir Tanin, përfaqësues special i sekretarit të Përgjithshëm për Kosovë, theksoi se barrierat gjuhësore shkaktojnë probleme për raportet njerëzore, ndonëse paraqet probleme në mes të komuniteteve për ushtrimin e të drejtave njerëzore, teksa kërkoi të hiqen këto barriera që pengojnë raportet në mes komuniteteve.

Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott tha se në platformën ‘Vocup’ për mësimin e gjuhës shqipe dhe serbe, është një fjalor për të bërë një urë-komunikimi në Kosovë. Ai tha se të rinjtë duhet të kuptojnë njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë në Kosovë.

Fjalori online shqip-serbisht është një përmbledhje e 40 mijë fjalëve për këto dy gjuhë.

loading…